Video/ “Shtegu” për në Angli, si rrinë shqiptarët në fushat e misrit në pritje të… kamionëve

12:17 | 30/08/2018

Shqiptarët që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe kanë gjetur një “shteg” të ri. Një qytet i vogël në Hollandë, i quajtur Moerdijk është rruga e tyre e re, ku kërkojnë të ngjiten fshehurazi nëpër kamionë.

Një një fushë misri pranë autostradës u shkatërruan disa tenda të improvizuara javën e kaluar të cilat i kishin ndërtuar emigrantë shqiptarë.

Në një reportazh të përgatitur në mediat lokale dallohen shishet plastike dhe mjete të tjera që ata kanë përdorur për të kaluar natën. Në hyrje të fushës përveç gjuhës vendase dhe asaj angleze është shkruar edhe shqip që është e ndaluar të kalohet.

Gati çdo ditë, shqiptarët përpiqen që të ngjiten në kamionë në autostradën A16 në Moerdijk. Ky është një vend i përshtatshëm pasi mund të fshihen lehtësisht në kamion dhe më pas të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mediat holandeze shkruajnë se shqiptarët janë refugjatë ekonomikë. Ata shkojnë në Hollandë me vizë turistike.

“Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Europian, por mund të udhëtojnë lirshëm që prej 2010-s”, shkruan EenVandaag.

Sapo shkojnë në Britani, ata mund të punojnë në të zezë lehtësisht. Mijëra bashkëatdhetarët që kanë arritur ta kalojnë me sukses “provën” në Moerdijk ua kanë treguar edhe miqve të tyre.

Kryetari i bashkisë, Jac Klijs, thotë se duhet shmangur me çdo kusht që qyteti holandez të kthehet në një shteg të ri për emigrantët që duan të shkojnë në Angli. Ai frikësohet se qyteti i tij mund të kthehet si Calais në Francë, ku është ngritur një kamp me refugjatë, të cilët synojnë Anglinë.

Kjo nuk është hera e parë që ky problem shfaqet në Hollandë me të ashtuquajturit “alpinistët” e paligjshëm. Shumë emigrantë patën provuar më parë në zonën e Hoej Van Holland dhe Europoort. Mirëpo sapo u shtrënguan masat atje, problemi ka nisur të shfaqet në Moerdijk./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono