Video/ Shqiptarët i “qepen” biznesit, e grabisin disa herë rresht

18:32 | 22/08/201918:320

Grabisnin shpërndarësin e karburantit nën kërcënimin e thikës, në një distributor në provincën e Santernos në Ravenna, arrestohen 2 shqiptarët.

Operacioni “kusar” i policisë së Bolognias në Itali, ka arritur të zbulojë dhe të arrestojë, 2 personat përgjegjës, të dy shqiptarë, për disa grabitje rresht ndaj të njëjtit distributor.

Grabitja e parë e tyre ndodhi gjatë natës së 8 korrikut. Dy shqiptarët e armatosur me thikë dhe me fytyrë të mbuluar, kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të hollash nga arka e shpërndarësit të karburantit.

Në datën 12 dhe 16 gusht, ata kishin kryer edhe dy grabitje të tjera, përsëri në dëm të të njëjtit shpërndarës, ku kishin grabitur rreth 4 mijë euro.

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e një prej grabitjeve në pikën e këtij karburanti, ku shihen 2 shqiptarët, të cilët nën kërcënimin e thikës grabisin distributorin.

Arrestimi i tyre bëri të mundur edhe zbulimin e një tjetër vjedhjeje më 19 gusht, që shënon grabitjen e pestë të dy shqiptarëve të arrestuar, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç, ku njëri prej tyre ishte me leje qëndrimi të rregullt në Itali, ndërsa tjetri sapo kishte mbërritur në vendin fqinj.

Policia gjatë arrestimit të tyre sekuestroi në cilësinë  e provave materiale edhe sende të tjera, të cilat 2 shqiptarët i kishin grabitur më parë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono