VIDEO | Sancho tallet me Eintracht, nuk mungon as goli i Haaland

21:46 | 14/02/202021:460

Dortmund ka shënuar edhe dy gola të tjerë dhe fitorja përballë Eintracht Frankfurt mund të cilësohet një çështje e mbyllur. Autori i golit të dytë është Jadon Sancho. Talenti anglez po kalon një formë të mrekullueshme dhe gjeti golin e 13-të në kampionat (numëron dhe po kaq asiste) në minutën e 50-të.

19-vjeçari mori një pasim nga Witsel, u nis furishëm drejt zonës mike, kreu një driblim shumë të bukur dhe dërgoi topin në rrjetë. Katër minuta më pas ishte radha e Erling Haaland për të dërguar topin në rrjetë. Kundërsulm perfekt i verdhezinjve dhe bomberi norvegjez shfrytëzoi një asist të Hakimi për të regjistruar golin e tetë në kampionat me Dortmundin. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono