VIDEO | Rikthehet Bundesliga, Schalke mposht pastër M’Gladbach

22:28 | 17/01/202022:280

Schalke 04 e nisi me fitore vitin 2020. “Blutë Mbretërorë” mposhtën 2-0 në shtëpi ekipin e M’Gladbach me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. Golashënuesi më i mirë i ekipit, Suat Serdar zhbllokoi ndeshjen në minutën e 48-të me një goditje shumë të bukur me të djathtën.

Dhjetë minuta më pas erdhi edhe dyfishimi. Kundërsulm perfekt i ekipit vendas, teksa belgu Raman u tregua altruist dhe nxori të lirë përpara portës mike Michael Gregoritsch. Austriaku nuk e pati të vështirë për të shënuar dhe në stadium nisi festa.

Ndeshja nuk pati më gola dhe u mbyll 2-0. Ky sukses e ngjit Schalken në kuotën e 33 pikëve po aq sa ka edhe Bayerni i vendit të tretë, ndërsa Leipzigu kryesues ka katër pikë më shumë. /abcnews.al

Schalke-M’Gladbach 2-0
(Serdar 48′, Gregoritsch 58′)

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono