VIDEO/ Rama rrëfen amanetin e Kristaqit: Kur të vdes unë…

12:11 | 12/12/201912:110

Rama ka treguar një amanet të babait të tij Kristaqit teksa ishte duke vizituar familjen Meçja në Durrës, e cila humbi tre pjestarë të saj nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Kur të iki unë nuk do i lejosh të më qajnë”, tregoi Rama mbi amanetin e të atit”, tha Rama.

“Nga ana e mamasë e kanë me të qara të mëdha dhe vaje kur vdes dikush. Babai më thoshte, kur të vdes unë nuk do lesh njëri të më qajë sepse nuk do të ndjehem rehat atje, më duket sikur nuk e lenë të vdekurin të vdesë. Babën e kam pas të fortë shumë..”, tregoi Rama.

Rama vijoi rrëfimin për të atin tek familja Gjana, e cila humbi nënën e tyre, Xhuljetën 60 vjeçare nga tërmeti. Biseda nisi pasi Ramës i tërhoqi vëmendje vëthi në veshin e djalit të familjes Gjana.

“Unë e hoqa vathin kur më vdiq baba isha në Paris, kisha shumë marrëdhënie të afërt, duhet të nisesha të nesërmen se skishte avion, kam ndet nga stresi disa orë kam heq mjekrën, hqa vathin dhe u bëra kështu si ai, normal pastaj se atëherë quhesha jo normal dhe erdha për varrimi. Dhe po atë ditë u bëra ministër dhe ishte koicidencë e paparë, atëherë e hoqa vathin”, vijoi kryeministri. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono