VIDEO/ Rama përkthen inxhinierin izraelit: Puthni shtëpinë që ju ka mbrojtur

12:02 | 09/12/201912:020
Grupi i ekspertëve izraelitë vijojnë sot inspektimet në banesat e dëmtuara në Durrës. Atyre i është bashkuar edhe kryeministri Rama duke vizituar ndër të tjera edhe një nga shtëpitë që u inspektua.
Banorët janë ende të traumatizuar, teksa një grua një resht së treguari atë që kaluan por edhe dëmet e pësuara.
“Janë prishur muret por struktura shumë e qëndrueshme dhe do riparojmë dëmet në mure, muret janë si lëkura, dëmtohet por nuk krijon rrezik, në këmbë na mban skeleti jo lëkura. Ky kompleks është i rikuperueshëm, nuk ka kolona të dëmtuara, thjesht muraturë”- tha Rama teksa shihte nga afër banesat, me të cara të frikshme në mure dhe faqe të tjera muresh të rëna përtokë.
“Këta janë nga Izraeli dhe janë njësha, inxhinieri thotë që pas katastrofës duhet ta puthësh shtëpinë tende se ka qëndruar dhe ju ka mbrojtur”, vijoi Rama ndaj gruas.
Ndërsa specialistët kontrollojnë shtëpinë, Rama i tregon gruas edhe aparaturat e përdorura.
“Kjo është kamera termike që tregon që kolonat janë të gjitha në rregull do hedhim përtokë vetëm muret”- tha Rama pasi foli me një nga specialistët.
Ndërkohë, inxhinieri shpjegon se shtëpia mund të riparohet.
“Shtëpia ju ka mbrojtur struktura është solide, shikojmë të çarat po nuk ka probleme, ka pasur shumë tundje, tani do bëjmë muret më të forta që të jenë më të qëndrueshme, tani jemi ne me ju, shtëpia ju mbrojti dhe zoti gjithashtu”, tha ai.
Ndërkohë, një grua në rrugë i kërkon Ramës që të sjellë specialistët që të shohijn shtëpinë.
“E kam shtëpinë e shkatërruar, nuk di çfarë të bëj, të futem apo jo”, thotë gruaja, ndërsa kryeministri i përgjigjet duke thënë se duhej të priste radhën, “pasi edhe fëmijët i kishte bërë me radhë”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono