VIDEO | Quajeni zoti “Triple Double”, Doncic shkatërron Warriors

13:51 | 21/11/201913:510

Luka Doncic pati një tjetër mbrëmje të madhe në basketbollin amerikan. Ylli nga Sllovenia shënoi 33 pikë vetëm në pjesën e parë, në suksesin që Dallas Mavericks arriti ndaj Golden State Warriors.

Nuk iu dha mundësia e plotë, por edhe kështu ishte i jashtëzakonshëm. Luka Doncic vazhdon ta rrisë lavdinë e tij në NBA, siç e tregoi me realizimin e një tjetër “triple double” dhe me paraqitjen mahnitëse ndaj Golden State Warriors.

Ylli më i ri, por edhe lojtari më i mirë i Dallas Mavericks, shënoi 33 pikë vetëm në pjesën e parë, duke mbetur vetëm 1 pikë larg rekordit të klubit vendosur nga Dirk Novicki, 10 vjet më parë.

Doncic shënoi 35 pikë, kapi 10 topa në tabela e shërbeu 11 asiste, ndërsa ishte thuajse i pagabueshëm. Ai realizoi 10 nga 11 gjuajtjet nga loja, prej të cilave 6 në 7 trepikësha të tentuara, si dhe gaboi vetëm një gjuajtje të lirë nga 8.

Slloveni 20-vjeçar luajti vetëm 25 minuta dhe kjo tregon se çfarë klasi dhe potenciali të rrallë zotëron ai. Shokët e skuadrës ishin të bindur se nëse ai do të ishte lejuar të luante gjithë ndeshjen, do të kishte realizuar më shumë se 50 pikë.

Në ligën më të fortë të botës, në konkurrim me superyje si LeBron James, Kawhi Leonard, Russell Westbrook apo James Harden, Doncic është basketbollisti me më shumë “triple double” këtë sezon, plot 7.

Dallas Mavericks triumfoi ndaj Golden State, nënkampion në fuqi, me rezultatin 142-94, duke i shkaktuar humbjen më të rëndë në më shumë se 45 vjet. Skuadra nga Teksasi ka rritje të madhe në krahasim me sezonin e kaluar, duke qenë në vend të 5-të në renditje në Konferencën Perëndimore, me 9 fitore e 5 humbje. /ABC NEWS ALBANIA 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono