Video-përgjimi, Salianji: Prokuroria ka fabrikuar prova

20:07 | 10/10/2018

“Prokuroria ka fabrikuar prova dhe është përdorur si grup kriminal për të fabrikuar prova”. Këtë përgjigje dha deputeti demokrat Ervin Salianji në Mbrëmje në ABC News sa i përket audio përgjimit të publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në  Tv Klan.

“Unë nuk e njoh, më ka ardhur si fytyrë në një audio të caktuar që nuk e kam marrë seriozisht, se nuk e mendoja kurrë që shteti do kalonte në fabrikimin e një prove”– theksoi ai.

I pyetur se kush e ka bërë përgjimin e  Alizotit, Salianji u përgjigj se për këtë do të flasë në Prokurori të premten.

Milori: Pse e bëtë përgjimin e Alizotit?

Salianji: Nuk kam bërë asnjë përgjim

Milori: Kush e ka bërë përgjimin?

Salianji: Nuk kam dijeni dhe ato që di do t’ia bëj të ditur Prokurorisë të premten.

Deputeti demokrat theksoi se nuk i beson Alizotit nën kërcënim, por i beson atij në gjendje të lirë.

“Nëse Prokuroria beson variantin e parë duhet të besojë edhe të dytin, nëse ky është i pabesueshëm për njërën palë është i pabesueshëm edhe për palën tjetër.

Unë Alizotin nuk besoj kur ka shkuar në prokurori nga këta persona, por e besoj Alizotin në gjendje të lirë. Nëse jemi te kallëzimi i rremë Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk duhet të bënte deklarim, por hetim për Ardi Veliun, Ballën dhe ballafaqimin mes këtyre personazheve”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT