VIDEO/ Pamje të frikshme nga virusi në Kinë, njerëzit bien në mes të rrugës duke humbur ekuilibrin

14:22 | 24/01/202014:220

Që nga epidemia SARS e vitit 2003, Kina tani po përballet me një nga viruset më të frikshme të 17 viteve të fundit.

Në videot e publikuara nga “Daily Mail”, shihen pamje të tmerrshme kur njerëzit bien në mes të rrugës siç janë duke ecur duke humbur ekuilibrin.

Nga frika, duket që duhet të vij patjetër ambulanca dhe asnjë nuk mund afrohet t’ju japë ndonjë ndihmë qytetarëve që ndodhen përtokë, pasi çdokush ka frikën e infektimit.

 

 

Sipas informacioneve ka qindra që janë të shtruar nëpër spitale dhe ndërkohë, numri i jetëve të marra nga ky virus, ka arritur 26.

Kjo sëmundje është përhapur në Kinë dhe në shumë vende të tjera të cilat janë raportuar si të izoluara ku mund të përmendim, Korenë e Jugut, Vietnamin, Tajlandën, Tajvanin, Japoninë, Singaporin, gjithashtu edhe në Hong Kong.

Simptomat e këtij virusi përfshijnë ethe, kollë dhe probleme me frymëmarrjen. Për shkak të Koronavirusit, Pekini po anulon ngjarje të mëdha publike të cilat janë të shumta, duke përfshirë aty edhe panairin për Vitin e Ri Hënor të Kinës./abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono