VIDEO/ Momenti kur vëllai i deputetes përplaset për vdekje me kamionin në tunelin e “Tiranë-Elbasan”

16:04 | 21/10/201916:040

“Abc News” ka siguruar videon e aksidentit tragjik ku humbi jetën Elton Muçolli dy ditë më parë teksa ishte duke drejtuar makinën me 145 km/h në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Aksidenti ndodhi në orën 20:19 të mbrëmjes së të shtunës teksa 37 vjeçari ishte duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të Elbasanit, ku përplasi nga pas një kamion, e cila rezultoi fatale për të.

Në pamje duket momenti kur makina tip “Seat” e drejtuar nga Muçolli përplaset pa frenuar me kamionin e tonazhit të rëndë duke u shkatërruar tërësisht, shkruan abcnews.al.

Grupi hetimor e ka ende të paqartë faktin se përse makina nuk ka tentuar të frenojë pak para përplasjes me kamionin, gjë e cila i bën të dyshojnë se shoferi mund të ketë patur ndonjë problem shëndetësor ose ka qenë i përgjumur.

Elton Maçolli punonte pranë bazës ajrorë të helikopterëve në Farkë, ndërsa ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono