VIDEO / Merr flakë karburanti në Kombinat, policia jep detajet

19:40 | 26/12/201919:400

Një pikë karburanti është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas raportimit të gazetarit Andi Qosja, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho” dhe shkak është bërë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Policia e zjarrfikësja kanë arritur në vendngjarje.

Ndërkohë policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen:

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij.

Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Lajmi në përditësim…./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono