VIDEO/ “Më bërë me shtëpi”: Qyetari i puth dorën Ramës, si reagon kryeministri

12:09 | 07/12/201912:090

Edi Rama ishte sot në Marqinet të Vorës duke takuar banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 21 shtatorit.
Rama hyri në njërën prej shtëpive të rindërtuara, teksa i zoti e pret me përqafime tek hyrja.

Rrofsh dhe të ruajt Zoti se më bërë me shtëpi. E drejtofsh këtë vend sa më gjatë“, i thotë qytetari teksa e shoqëron.

Gjatë shoqërimit, qytetari në fjalë i puth dorën Ramës, por kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit, i cili i tha që të mos e bëjë.

Teksa pronari i shtëpisë i prezanton një përfaqësues të PS-së në zonë, Rama i thotë se tërmeti nuk pyet për parti dhe se fillimisht duheshin mbyllur punët që kishte hapur tërmeti, që ishin më të rendësishme.

Biseda:

Qytetari: KJo është shtëpia ime, që e ndërtove ti. Rrofsh dhe e drejtofsh këtë vend. Ky këtu është sekretari i PS.

Rama: Lejini partitë tani, tërmeti nuk pyet për partitë. Ai vjen dhe të merr. Mbarojmë këto punët dhe partitë i shohim kur s’kemi gjë për të bërë më të rendësishme. Sekretar jam vetë unë.

Pastaj qytetari i puth dorën Ramës.

Rama: Mos ma puth dorën, a të keqen..

Qytetari: Më bërë shtëpiat..

Rama: Po mirë, paskan ecur me punimet.. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono