VIDEO/ McAllister përshëndet nominalisht Lulzim Bashën në kongresin e CDU

15:21 | 22/11/201915:210

David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe anëtar i Kryesisë së CDU bëri një përshëndetje të veçantë sot për kryetarin e PD Lulzim Basha.

Ndryshe nga protokolli i përhershëm, Lulzim Basha është përshëndetur nominalisht David McAllister, një ndër figurat kryesore të CDU.

Në cilësinë e drejtuesit të sesionit plenar të Kongresit të CDU që zhvillohet në Lajpcig, ai e cilësoi liderin e opozitës shqiptare “si një nga miqtë e veçantë” të partisë së kancelares Merkel.

Kryetari i PD është i ftuar në punimet e kongresit të Kristian-Demokratëve gjermanë. Pas fjalës përshëndetëse të McAllister nga podiumi i Kongresit e morën fjalën Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidentja e re e Komisionit Europian Ursula von de Leyen si dhe Kryetarja e CDU dhe Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono