VIDEO | Luftëtar me këllqe, Kukësi “falënderon” arbitrin

15:56 | 22/01/202015:560

Luftëtari ka plot probleme, por me Kukësin tregoi se mund të luajë si i barabartë me këdo. E bëri ndaj Kukësit, skuadër që kryeson kampionatin. Takimi përfundoi 0-0, ndërkohë që ka shumë polemika për një gol të anuluar në pjesën e parë nga bluzinjtë.

Gjirokastritët u përballën si të barabartë me Kukësin dhe ishin të rrezikshëm përmes kundërsulmeve. Përmes një goditjeje standarte ata edhe shkuan te goli, por për çudi arbitri i ndeshjes, Erjon Bastari, anuloi gjithçka. Sinjalizim nga anësori Denis Rexha, apo vendim i tij, mbetet të mësohet. Ajo çka u pa është se goli ishte krejtësisht i rregullt dhe në Gjirokastër ndihen të vjedhur.

Në fundin e pjesës së paeë Qyrani i heq mundësinë e shënimit Shkurtajt, i cili me kokë e dërgoi drejt kuadratit. Portieri i ri e devijoi sferën me sukses. Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse e dyta nisi me disa raste të skuadrës vendase.

Xhika shpëtoi Kukësin fillimisht, ndërsa në rastet e tjera lojtarët e Luftëtarit treguan që u mungon eksperienca dhe nuk finalizuan dot. Kukësi në krahun tjetër mund të kishte shënuar me Ethemin. Mesfushori gjuajti fort nga distanca dhe topi u ndal në tranversë.

Sulmet e skuadrës verilindore ishin të shumta, kurse Luftëtari në krahun tjetër s’i ndali kundërsulmet. Gjithsesi takimi deri në fund nuk pati gol tjetër dhe skuadrat ndanë nga një pikë. Kukësi bën një hap fals, në një takim që mendohej i lehtë. Luftëtari nga ana tjetër u jep një sinjal ekipeve të tjera që nuk do të kenë të lehtë me ta, edhe pse shpëtimi prej rënies nga Superiorja është një mision i vështirë.

Rezultati përfundimtar

Formacioni i Luftëtarit: Qyrani, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj (Ahmetaj 84′), Açka, Qato, Puci, Lika (Emini 91′), Çela (Ziaj 77′), Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli

Formacioni i Kukësit: Xhika, Lulaj, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj (73′), Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Arbitra: Erjon Bastari, Denis Rexha, Marjo Shazivari, Emirjon Sino;

Kartonë të verdhë: Dushkaj 30′, Lika63′, Dragoshi 90′ / Limaj 70′ / abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono