VIDEO | Kryesuesit e Leipzig nuk ndalen, Werner parakalon Lewandovskin

20:26 | 18/01/202020:260

Leipzig vuajti pjesën e parë përballë Union Berlin, por në të dytën shënoi tre herë, përmbysi golin e Bulter dhe e nisi vitin 2020 me tre pikë të tjera. Miqtë kishin kaluar në avantazh në minutën e dhjetë, teksa Timo Werner dhe Marcel Sabitzer i dhuruan fitoren kryesuesve të kampionatit gjerman.

23-vjeçari shënoi dy herë dhe parakaloi momentalisht Robert Lewandovskin në krye të renditjes së golashënuesve. Polaku i Bayernit numëron 19 gola, teksa Werner është ngjitur ka arritur kuotën 20. Ky sukses e ngjit ekipin e Nagelsmann në kuotën e 40 pikëve pas javës së 18-të, teksa ndeshja e radhës është kundër Eintracht Frankfurt në transfertë. /abcnews.al

Leipzig – Union Berlin 3-1
(Werner 51′, 83′, Sabitzer 57′ / Bulter 10′)

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono