Video/ Krim në familje në Durrës, burri vret gruan me mjete të forta

21:42 | 08/06/201821:420

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Durrësit.

Sipas informacionit paraprak të policisë, Çlirim Shaholli, 42 vjeç, ka goditur me mjete të forta në kokë bashkëshorten e tij Adriana Shahollin 40 vjeçe.

40-vjeçarja ka shkuar rreth orës 19:55 në spitalin e Durrësit e lënduar rëndë dhe ka ndërruar jetë atje.

Policia ka shoqëruar në ambientet e policisë 42-vjeçarin, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht, policia bën të ditur se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit, i cili ka degjeneruar më pas me përdorimin e sendeve të forta nga ana e 42-vjeçarit.

Në momentin e ngjarjes në banesë ishin vetëm dy bashkëshortët.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit në familje./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono