VIDEO | “Koha për spektakël” DEA amerikane kap shqiptarët

17:23 | 31/10/201917:230

Një qark i madh i trafikut të kokainës u zbulua nga Prokuroria e Athinës në bashkëpunim me DEA-në e SHBA.

Policia pas një kontrolli në një apartament në Agios Dimitrios zbuloi më shumë se 104 kilogramë kokainë, të fshehur brenda në një furrë kuzhine, në kavanoza orizi, madje edhe në rërën që përdoret për macet e shtëpisë (për të përthithur lagështinë), gjithashtu dhe shuma të mëdha parash nga aktiviteti i paligjshëm i këtij grupi.

Nga ky aksion u arrestuan tre persona, dy shqiptarë 40 dhe 33 vjeç dhe një kroat 45-vjeçar.

Vlen të përmendet se këta janë profesionistë të këtij lloji, dhe në fakt ata kishin ndërmarrë masa shumë të specializuara se si të vetëmbroheshin gjatë kryerjes së aktivitetit të paligjshshëm, pasi edhe për bisedat e tyre telefonike ishin përdorur pajisje speciale, të cilat bënin të pamundur përgjimin e tyre.

Nga informacionet e prokurorisë greke 40-vjeçari shqiptar konsiderohet si “truri” i këtij grupi.

Hetimi tregoi se ata kishin kontakte të shumta edhe në vendet e tjera evropiane. Gjithsesi i mbetet hetimit tashmë, për të zbuluar nëse rrjeti i tyre ishte i shtrirë edhe në vendet e tjera evropiane apo më gjerë.

Edhe pse sasia e kokainës ishte e cilësuar me pastërti shumë të lartë, origjina e saj nuk dihet ende, por ka shumë të ngjarë se mund të ketë ardhur nga Amerika Latine.

Nga kontrolli i autoriteteve u sekuestruan:

-Një shumë prej 828.565 EUR

-dy (2) makina luksoze

-dy (2) peshore precize,

-dy (2) shkëmbyes të nxehtit,

-tre (3) kabllo portative,

-katër (4) pajisje tokëzimi,

-pajisje për çaktivizimin e celularit,

-audio player,

-dymbëdhjetë (12) celularë,

-dy (2) shirita mbështjellës,

-pako najloni për paketimin e ilaçeve gjithashtu edhe

çelësat e apartamentit ku u gjet droga dhe paratë.

Metodologjia

Sipas prokurorisë greke, metodologjia e tyre e veprimit, është e një organizate kriminale, me një funksion të përhershëm, me strukturë hierarkike, anëtarët e të cilës kishin role specifike.

-40 vjeçari shqiptar si kreu i organizatës kriminale, ishte përgjegjës për blerjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës, si dhe për shpërndarjen te klientët gjithashtu dhe menaxhimin e parave.

-shqiptari i dytë ishte përgjegjës për sigurinë dhe ruajtjen e sasive të kokainës, transferimin e tyre te blerësit e ardhshëm dhe trafikimin, dhe i treti, ishte përgjegjës për mbledhjen e parave në emër të organizatës, si dhe trafikimin e kokainës.

Kundër tyre rëndon akuza e krijimit të organizatës kriminale, trafikut dhe shpërndarjes së substancave narkotike etj.

Prokuroria e Athinës nuk ka bërë me dije identitetin e shqiptarëve ndërkohë ka zgjeruar hetimet e saj edhe në vende të tjera./abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono