VIDEO/ “Je i dehur, nuk e nget dot makinën..”, policia kap shoferët “tapë” në timon

14:42 | 08/11/201914:420

Policia Rrugore ka zhvilluar aksione në akset Tiranë-Berat-Gjirokastër dhe Tiranë-Lezhë-Shkodër duke kapur një numër të madh shoferësh me shkelje.

Gjatë aksionit janë përdorur edhe radarë si edhe mjete për matjen e sasisë së alkoolit në gjak.

Si rezultat i kontrolle blic, janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga këto: 18 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 60 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 20 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit. Gjatë kontrolleve është arrestuar në flagrancë një drejtues mjeti, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 28 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse. Janë vendosur 113 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, gjatë patrullimit me makina civile në këto akse rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, të cilët përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 233 automjeteve, si dhe në 11 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.

 

 

Policia RrugoreNë zbatim të planit "Tispol", për marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, po vijon kontrolle blic në akset rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.Kontrolle janë zhvilluar në akset rrugore Tiranë-Berat-Girokatër dhe Tiranë-Lezhë-Shkodër duke përdorur makinat civile të pajisura me sitem sinjalizimi zanor, radarë elektronikë dhe dragera për majten e sasisë së alkoolit të konsumuar nga drejtuesit e automjeteve.Si rezultat i kontrolle blic, janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga këto: 18 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 60 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 20 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit.Gjatë kontrolleve është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, për drejtim mjeti në gjendje të dehur në masën 1.18mg/l.Janë evidentuar dhe ndëshkuar 129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 28 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse.Janë vendosur 113 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.Gjithashtu, gjatë patrullimit me makina civile në këto akse rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, të cilët përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit. Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 233 automjeteve, si dhe në 11 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në fundjavë do ushtrojë kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e vendit, për parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara e shkelje të tjera që janë burim aksidenti. Policia Rrugore apelon për përdorim të mjeteve të transportit public, për ata drejtues mjetesh që duan të konsumojnë alkool gjatë fundjavës. Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë përdoruesve e rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanashëm.#bashkëpërsigurinërrugore

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 8 novembre 2019

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono