VIDEO | Grezda rigjen golin me Osijek, ndëshkon rusët e Lokomotivës

17:08 | 23/01/202017:080

Eros Grezda i dha fund aventurës me  Rangers në janar dhe vendosi të rikthehet te Osijek në Kroaci, aty ku shpërtheu dhe zhvilloi sezonin më të mirë të karrierës. Gjakovari i kombëtares shqiptare ka gjetur golin në miqësoren e sotme ndaj Lokomotivës së Moskës.

24-vjeçari ofensiv lëshoi një diagonale të fortë në minutën e 17-të dhe dërgoi topin mes këmbëve të portierit kundërshtar, duke shënuar golin e parë për ekipin kroat që po fiton me rezultatin 2-0. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono