Raportim nga Beogradi: Grenell i jep shenja jete dialogut pothuajse të vdekur Kosovë-Serbi

16:18 | 24/01/202016:180

Gazetari i Abc News në Beograd Idro Seferi thotë se ambasadori Grenell i ka dhënë shenja jete një dialogu pothuaj të vdekur mes Kosovës e Serbisë. Sipas tij, ekonomia mund të ishte shtytje për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve.

I dërguari i SHBA- ambasadori Richard Grenell, ka dërguar porositë e pritura në kryeqytetin serb: Heqja e tarifës në Kosovë dhe ndalimi i lobimit kundër pavarësisë nga Serbia. Ai ka qenë i prerë se kjo duhet të ndalojë. Politikën e madhe do t’ua lë Beogradit dhe Prishtinës, por duhet punuar çdo ditë. Ai ka thënë se të hënën do të flitet për hekurudhat, pas marrëveshjes së linjës ajrore. Është pyetur nga gazetarët serb nëse kërkesat e tij ndaj Serbinë janë korekte. Grenell ka thënë se si i mbijetuar nga sëmundja e kancerit, beson se për progres duhet punuar cdo ditë.

“Faleminderit për pyetjen. Nëse diçka është ferr apo jo nuk më takon mua ta vendos. Unë nuk kam një agjendë, përveç të shtyjë palët bashkë dhe i takon palëve ta vendosin dhe do ta bëjnë e të na thonë. Unë do të fokusohem për një të ardhme të ndritshme për njerëzit e Kosovës dhe Serbisë dhe të sjellim një energji që e kemi në SHBA, duke lënë cështjet politike dhe duke u koncentruar në rritje. Ka shumë biznese që duan të vinë këtu”, tha ai.

Vuçiç ka thënë se Serbia ka qendrim tjetër ndaj pavarësisë së Kosovës, por dialogut nuk i shmanget. Të gjithë mund të ndalojnë lobimet që gjithcka të bëhet me marrëveshje. Ai ka thënë se Serbia është e interesuar të punojë me shqiptarët, por nuk mund të pranojë tarifat.

“Nëse kjo e ndihmon popullin në Kosovë ne mund të flasim për këtë. Por, ne nuk do të mund të bëjmë punën tonë nese pastaj na thonë se duan të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare. Puna jonë është ta kundërshtojmë këtë pasi në çështjen statusore kemi qëndrime të ndryshme. Kjo duhet të jetë një marrëveshje. Ne do të vazhdojmë të bisedojmë dhe do ta shohim”, u shpreh ai.

Grenell ka thënë se Presidenti Trump do të impresionohej nga numri i kamerave në konferencë për shtyp. Vuçiç ia ka kthyer batutën, duke i thënë se “presidenti amerikan askund nuk do të ketë pritje më të mirë se në Serbi”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono