VIDEO | Gol dhe altruizëm i Messit, Barcelonë e pamëshirshme

14:26 | 19/10/201914:260

Barcelona nuk përmbahet në pjesën e dytë. Katalanasit kanë shënuar dy gola brenda 8 minutash dhe kryesojnë 0-3 në fushën e Eibarit. Pjesa e parë u mbyll me rrjetën e Antoine Griezmann, ndërsa para pak minutash kanë shënuar edhe Leo Messi e Luis Suarez.

Kapiteni dyfishoi shifrat në minutën e 58-të pas një topi të marrë nga Griezmann. Goli i dytë në kampionat për Messin, ndërkohë që vendosi të gëzonte edhe Suarezin. Ylli i Barcelonës dhuroi një asist për uruguaianin, duke treguar altruzimin e tij. Kjo fitore e ngjit Barçën në krye, duke parakaluar Realin e Madridit përkohësisht. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono