VIDEO/ Firmino udhëheq Liverpoolin e pathyeshëm

22:56 | 23/01/202022:560

Liverpool nuk di të ndalet, as Wolverhampton nuk ia ka dalë ta mposhtë skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp, që fitoi 2-1.Firmino ishte heroi i The Reds, duke shënuar në minutën e 84-t. Braziliani me një goditje brenda zonës mposhti portieri kundërshtar dhe aty nisi festa.

Pak minuta më parë Liverpool kishte shpëtuar nga goli, pasi një goditje në portë u ndal në shtyllë. Kryesuesit e Premier League e nisën mirë ndeshjen, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e tetë.

Fraksioni i parë i lojës u mbyll në epërsi të Liverpool, kurse e dyta nisi me gol të Jimenez. Ndeshja ishte mjaft e fortë dhe ky test për The Reds ishte shumë i rëndësishëm të kalohej me sukses. / abcnews.al

 

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono