Video/ Ekzekutohet në kafe Fatbardh Liçi, kunati i Lul Kullës

08:33 | 10/08/2018

Është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri 53 vjeçari Fatbardh Liçi. Ngjarja ndodhi në qytetin e Shkodrës, teksa Liçi po pinte kafe në një lokal në lagjen “Kiras”. Nuk dihen ende motivet dhe autorët e krimit.

Ndërkohë policia ka gjetur në një rrugicë një makinë të djegur, me të cilen dyshohet se ka lëvizur autori i krimit. Policia e Shkodrës ka ngritur postblloqe dhe po kryen kontrolle në të gjithë qytetin.

Fatbardh Liçi është një nga personat e dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmenaj në vitin 2011 dhe vëllai i këshilltarit në Bashkinë e Shkodrës Mustafa Liçi.

Viktima është dhe dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, burri i motrës, i cili aktualisht ndodhet në burg. Kulla u arrestua një javë më parë pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar. Ndaj Kullës pak muaj më parë u bë një atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur.

Më shumë se 500 gramë C4 u vendos në njëmotoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie të rënda.

Informacion Paraprak i Policisë Shkodër

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër,  është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po bëhet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono