VIDEO | E rrallë, luftëtari i UFC imiton Joker-in!

23:18 | 16/11/201923:180

Sporti i Arteve Marciale, UFC, po rritet dita-ditës dhe vëmendja që po i kushtohet, është jashtëzakonisht e madhe. Kjo për shkak të një menaxhimi perfekt nga presidenti Dana White, si dhe yjet e shumtë, si Conor McGregor, Israel Adesanya, Khabib Nurmagomedov, Tyron Woodley, Jorge Masvidal dhe Nate Diaz.

Te gjithë këto personazhe kanë ndikuar në rritjen e jashtëzakonshme të UFC-së, sport që është shpërndarë në të gjithë botën. UFC e radhës do të zhvillohet në Rio, Brazil. Gjatë peshimeve të luftëtarëve, braziliani Markus Perez ka marrë vëmendjen më të madhe.

Ky i fundit vendosi të impresionojë ikonën e famshme të filmave hollivudianë, Joker. Video e tij u bë virale në internet, madje dhe vetë faqja zyrtare e UFC-së në Twitter e ka publikuar këtë moment, që ishte aq gazmor, aq dhe origjinal./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono