VIDEO/ Atentat në Vlorë, shoferi qëllohet pranë fuoristradës luksoze

13:10 | 24/01/202013:100

Një ngjarje kriminale ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen 10 korriku, në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë. Policia po heton për zbardhjen e kësaj ngjarje enigmatike, me plumba por pa autorë.

Fillimisht një person ka njoftuar në sallën operative për të shtëna me armë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën me shiritin e sigurisë. Në njoftimin paraprak për mediat thuhet se “rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku”. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Nuk ka asnjë person të dëmtuar”.

Por gazetari i Abc News në Vlorë, Elton Nika sjell pamje dhe detaje nga vendi i ngjarjes. Siç shihet në video, brenda zonës së rrethuar ‘skenë krimi’ është një automjet luksoz Porsche Cayenne me xhama të zinj. Sakaq, burimet i thanë gazetarit se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja pistolete. Në automjet dyshohet se ka qenë një person i cili ka bërtitur “më vranë!”

Burime nga policia thanë ser personi që denoncoi është shoqëruar dhe po merret në pyetje në komisariat. /abcnews.al

*Pamje nga vendi i ngjarjes


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono