VIDEO | Aksion i shkëlqyer, Messi i jep fitoren Barcelonës

23:00 | 19/01/202023:000

Barcelona ia ka dalë të fitojë përballë Granadas, me rezultatin e ngushtë 1-0, Kjo sfidë, ishte shumë më e vështirë nga sa ishte menduar për katalanasit, që vuajtën shumë të gjenin golin. Megjithatë, kur ke Lionel Messin në ekip, ke gjithmonë mundësi për të fituar.

Ishte pikërisht ylli argjentinas ai që i dha fitoren Barcelonës, në minutën e 76-të. Aksioni i Barcelonës ishte fantastik për këtë gol dhe gjithçka nisi me një top të rikuperuar nga talenti Riqui Puig. 20 vjeçari pason për Sergio Busquets, i cili gjen Messin me një pasim të shkurtër.

Argjentinasi pason shpejt për Griezmann. Francezi pason në mënyrë të shkëlqyer me të jashtmen për Vidal. Më pas, mesfushori kilian pason me thembër për Messin, i cili konkretizon me gol këtë aksion fantastik. Barcelona rimerr kreun e La Ligas me 43 pikë, duke qëndruar para Real Madridit vetëm prej golaverazhit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono