VIDEO/ Adriana Kalaja: Jam e frikësuar, Lleshaj të merret me hajdutët e ndihmave, jo me denoncuesit

23:13 | 02/12/201923:130

Aktivistja Adriana Kalaja ka dhënë një prononcim, pasi i shpëtoi arrestimit policor në pedonale, pranë Teatrit Kombëtar. Ajo vetë ka rrëfyer se gjithçka ka ndodhur pasi denoncoi në facebook, pakot me ndihma që zbarkonin në Ministrinë e Brendshme.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku bën pjesë edhe znj. Kalaja ka publikuar deklaratën e saj.

Adriana Kalaja apelon që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj të ndalojë reprezalen nga qytetarëve, aktivistëve dhe gazetarëve që denoncojnë abuzimet që po bëhen me ndihmat e njerëzve që kanë mbetur pa strehë nga termeti. Znj. Kalaja kërkoi të që arrestohen hajdutët dhe jo denoncuesit.

“Nga ky pushtet kriminal çfarë nuk pret. Janë janë gjëra normale në këtë vend, kur denoncon një vjedhje pushteti të vihet nga pas… Policia nuk kap grabitësin, kap denoncuesin”, u shpreh ajo.

Më, Kalaja përshkroi momentin kur u ndalua nga policia.

“Hapa xhamin e makinës dhe ju thashë se jam duke komunikuar me avokatin. Sapo hapa xhamin fusin dorën në mënyrë të dhunshme dhe më terhoqën zvarrë për të më futur në makinën e policisë. Iu kërkova fletën e shoqërimit. Si ka mundësi që vijnë 6 vetë, grabitës edhe pengmarrës me uniformë policie dhe thonë të shoqëroj në komisariat…?!
Për fatin tim të mirë erdhët ju (aktivistët e tjerë të Aleancës) dhe më shpëtuat nga banditët. Jam e kërcënuar dhe e frikësuar nuk kam bërë asgjë, kam bërë vetëm një denoncim. Ministri Lleshaj të merret me ata që po i vjedhin ndihmat jo me denoncuesit”. /abcnews.al

Lexo edhe:VIDEO/ Filmoi ndihmat në Ministrinë e Brendshme, policia tenton të arrestojë Adriana Kalanë


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono