VIDEO/ 200 mijë € dëm, si Liverpooli uruguaian mund të fundosë Luftëtarin

12:17 | 21/01/202012:170

Emisioni “Pressing” i mbrëmjes së 20 janarit, transmetuar si zakonisht në ABC News, nxori në dritë një nga borxhet më të mëdha të klubit të Luftëtarit. I ftuar në studio ishte Artur Dada, zëvendëspresident dhe drejtor sportiv i gjirokastritëve, i cili pranoi se kanë humbur gjyqin për një lojtar dhe do të duhet të paguajnë rreth 200 mijë euro.

GERTI ÇARÇANI:Në dijeninë time, keni edhe një ‘thikë’ të fortë për një borxh që shkon në gati 200 mijë euro, për një lojtar. Për kë bëhet fjalë?

ARTUR DADA: – E thamë edhe më parë, bëhet fjalë për një lojtar nga Uruguai, i cili ka luajtur tre ndeshje. Ka luajtur 3-4 ndeshje dhe si zëvendësues në ato ndeshje. Bëhet një kontratë me lojtarin pa ditur penalizohesh. Ekipet që e kanë rritur do të kërkojnë tarifën e formimit po bëre kontratë.

Gabimi i administratës, i drejtuesve të mëparshëm, ishte se e bënë kur ai mbushi 23 vjeç. Por harruan se kampionati në Uruguai kishte filluar. Ai quhej akoma lojtar ‘nën moshë’. Këtë e shfrytëzuan. Ka avokatë që situata të tilla presin, gabime ku të mund të përfitojnë.

GERTI ÇARCANI: Pra ka fituar gjyqin që ka një kosto 200 mijë euro?

ARTUR DADA: Nuk e ka fituar ai, e ka fituar akademia. Ka ardhur si debit, është zyrtare. Edhe me këtë jemi në negociata, por nuk është se është pengesë për momentin, në lidhje me merkaton.

KUSH ËSHTË KLUBI DHE LOJTARI – Nëse kthehemi pas në kohë, në sezonin 2017-2018 ishte pjesë e Luftëtarit uruguaiani Bruno Toledo. Të dhënat e dhëna nga Dada të çojnë pikërisht te mbrojtësi i djathtë, i cili në verën e vitit 2017 mbushi 23 vjeç.

Klubi që pret shumën e majme është Liverpool Montevideo, ku Toledo është formuar si futbollist dhe me rregullore të FIFA-s duhet të përfitojë taksën e formimit, që llogaritet për vitet që ai ka qenë pjesë e atij klubi. Mbrojtësi ka qenë pjesë e moshave të Liverpool, ndërkohë që është aktivizuar për disa vite në ekipin e parë. /abcnews.al

 

Skeda e mbrojtësit Bruno Toledo


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono