Vettingu “djeg” prokurorin që fitoi 5.8 milionë lekë në lloto, konfirmohet Brati

15:35 | 05/07/201815:350

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati. Të njëjtin fat nuk e pati prokurori i Apelit Tiranë, Luan Kaloçi, i cili rezultoi ngelës në vetting. KPK vendosi shkarkimin e tij nga detyra, pasi konstatoi probleme të theksuara në pasuritë e deklaruara prej tij.

Brenda një harku kohor prej 40 minutash, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha dy vendimet përfundimtare për dy anëtarë të sistemit të drejtësisë, duke mbajtur në sistem një prej tyre dhe përjashtuar tjetrin.

Fatlumi ishte gjyqtarja e Tiranës, Alma Brati.

Gjyqtarja ishte e pranishme para treshes së përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj e Genta Tafa (Bungo). Bazuar në hetimin e thelluar dhe raportet e përcjella nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e trefishtë të vettingut, gjyqtarja Brati rezultonte e përshtatshme për sistemin gjyqësor. Për këtë shkak ajo u konfirmua në detyrë. Gjyqtarja zotëronte një apartament në Tiranë të blerë me kredi, hua dhe kursime, një apartament në bashkëpronësi ne Durrës dhe një automjet.

Tridhjetë minuta më pas, peshorja e vettingut anoi në krahun e kundërt për prokurorin e Apelit Tiranë, Luan Kaloçi.

Seanca për prokurorin nisi me 10 minuta vonesë, me kërkesë të avokatit të tij. Vetë Kaloçi zgjodhi të mos paraqitej në shpalljen e vendimit. Në seancën dëgjimore të zhvilluar të martë, KPK vërejti një sërë parregullsish në pasurinë e Kaloccit, fshehje llogarish, si edhe mospërputhje të vlerës së një apartamenti apo sipërfaqes së tij në tre deklarata të ndryshme. Mes vlerave të deklaruara nga Kaloçi në vite tërhiqte vemendjen një shumë prej 5.8 milionë lekë të fituara në baste sportive. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono