Vetingu në politikë/ Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Mbrëmje në ABC News”

09:27 | 14/09/2018

Draft propozimi i PD-së për vetingun e politikanëve, denoncimi i Partisë Demokratike që pritet të bëhet publik ditën e sotme, ku përfshihen në afera korruptive kryeministri dhe ministri Xhafa, aksioni opozitar dhe dëmshpërblimi i të përndjekurve ishin në fokus të bisedës të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj në studion e “Mbrëmje në ABC News”.

Duke folur për vetingun në politikë Alibeaj tha se qytetarët shqiptarë e kanë këtë të drejtë ta kërkojnë këtë filtër paraprak.

“Në 2016 u miratua që vetingut t’i nënshtrohen gjyqtarët dhe prokurorët. Çështë vetingu? I pari është të justfikosh pasurinë. Duhet që në fund të një periudhe të caktuar të kesh aq pasuri sa paga që merr që nëse ke pasuri me shumë se paga ka dicka që nuk shkon dhe kjo pasuri e tepërt e pajustifikuar është në lidhje të paligjshme.

Së dyti lidhja me krimin, një prokuror, minsitër, kryeministër, detyrën parësore kanë të luftojnë krimin dhe shkelësit  e ligjit që nëse gjenden se kanë lidhje me krimin nuk meritojnë të jenë as në qeveris as në drejtësi. Vetingu në politike kërkon deputetë, ministra, kryeministra. Pse nuk e bën ky ligj, jo, sespe duhet që barra e proves është barrë e politikanëve.  Qytetarët shqiptarë e kanë këtë të drejtë t’ia kërkojnë këtë filtër paraprak”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono