Vetëm 44% e italianëve dëshirojnë qëndrimin në BE

23:30 | 17/10/201823:300

Në Itali është regjistruar numri më i vogël i votave pro qëndrimit në Bashkimin Evropian, vetëm 44%. Kështu në këtë mënyrë, gadishulli Apenin ka numrin më të madh të euroskeptikëve në BE, duke lënë pas edhe Britaninë. Megjithatë, në një zondazh të Eurobarometrit, italianët shprehen se mbështesin përdorimin e monedhës së përbashkët.

Në rast të një referendumi lidhur me largimin nga Bashkimi Evropian, vetëm 44% e italianëve do të votonin pro qëndrimit në Union. Këto janë të dhënat më të këqija në 28-shen e bllokut, edhe përballë britanikëve që sot do të votonin 53% pro qëndrimit. Kjo është zbuluar nga një sondazh i Eurobarometrit në bazë të të cilit, përqindja e të pavendosurve në Itali është 32%, edhe kjo më e larta në Union.

Megjithatë monedha e përbashkë nuk është në dyshim, pasi shumica e italianëve, 65% mbështesin euron. Ajo që mbetet në krizë në këto momente është qëndrimi në Bashkimin Evropian. Nuk është pikërisht momenti për një “Ital-exit”, pasi përqindja e të pavendosurve është shumë e lartë, 32%. Megjithatë ekziston sinjali i një krize të dukshme pasi italianë janë – për ndryshim nga e kaluara – më pak të bindur që vendi i tyre të ketë marrë benefite nga pjesëmarrja në BE. Ndërsa mes evropianëve, vetëm 17% e të intervistuarve janë në favor të largimit të Italisë. Ndërsa mes vetë britanikëve, të cilët janë shprehur me një referendum për largimin nga Unioni, sot vetëm 35% janë pro Brexit.

Sa i përket opinionit për Parlamentin Evropian, 32% e evropianëve kanë mendim pozitiv, 21% shprehen negativisht dhe maxhoranca prej 43% janë neutral. Gjysma e të intervistuarve dëshirojnë që BE të zhvillojë një rol më të rëndësishëm në të ardhmen. Në bazë të këtyre zbulimeve, rritet edhe vetëdijësimi për zgjedhjet evropiane të vitit që vjen. Euroskeptikët në shumë vende janë në rritje. Në agjendën për temat kryesore për fushatën elektorale evropiane, emigracioni qëndron në vendin e parë, ndjekur nga ekonomia dhe papundia. Ndërsa lufta kundër terrorizmit ka zbritur në vend të katërt./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono