I dërgoi foto me “pullë të kuqe” të miturve amerikanë, arrestohet fieraku

15:48 | 27/01/202015:480

Policia e shtetit ka njoftuar se ka vënë në pranga një 26 vjeçar nga qyteti i Fierit nën akuzën e veprës penale “pornografi me të mitur”.

Dyshohet se 26 vjeçari në bashkëpunim me dy persona të tjerë përmes rrjeteve sociale kanë prodhuar dhe dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur.

Në periudha të ndryshme ky person bashkë me dy të tjerë kanë ngacmuar dy fëmijë 9 dhe 12 vjeç të cilët banonin në Amerikë me materiale të turpshme.

Prokuroria ka ngritur grupin hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe nëse persona të tjerë janë të lidhur me 26 vjeçarin për kryerjen e kësaj vepre kriminale.

Ndërkohë policia ka dhënë njoftimin zyrtar për arrestimin e 26 vjeçarin nga Fieri.

Njoftimi i policisë:

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Finalizohet operacioni policor “E-TRACE”, për goditjen e krimeve kompjuterike.

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, DVP Tiranë e Fier dhe me agjencinë ligjzbatuese “Homeland Security” në SHBA.

 Goditen dy raste të pornografisë me të mitur.

Vihet në pranga një 26-vjeçar nga Fieri.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kompjuterike, ka realizuar dy goditje në fushën e pornografisë me të mitur, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Si rezultat i bashkëpunimit me “Homeland Security” u mor njoftimi se ekzistonin komunikime mes disa profileve të rrjetit social facebook, të cilat kishin të bënin me pornografi me të mitur dhe menjëherë, në bashkëpunim me prokurorinë, specialistët e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit nisën hetimet.

Pas një hetimi rreth 1 vit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të procedimit penal të nisur për veprën penale “Pornografia me të mitur”, u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor “E-TRACE”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. Dh., 26 vjeç, lindur e banues  në Fier.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas, 22 e 25 vjeç, banues në Tiranë e Fier.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal mbi bazën e materialit kallëzues, dërguar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterik pranë Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Materiali kallëzues kishte të bënte me dy profile në rrjetin social facebook, nëpërmjet të cilëve janë prodhuar e dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur. Përdoruesit e këtyre profileve, me anë të komunikimeve në rrjetin social facebook, në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë.

Nga hetimet e kryera në vazhdimësi u provua se të dyja këto profile i përkisnin shtetasit të ndaluar.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

Një laptop “Lenovo”, 10 aparate celular, karta e USB-së dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se kanë të bëjnë me veprën penale.                                                               

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 10 vjet burg“./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono