Ende pa rezultate përfundimtare në Kosovë, vendoset rinumërimi i 530 vendvotimeve

12:57 | 17/10/201912:570

Ende nuk dihet saktë se kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, do të dalë me rezultatet përfundimtare të 6 tetorit. Kjo pasi KQZ vendosi për rinumërimin e 530 vendvotimeve të tjera.

Ndonëse janë bërë dhjetë ditë që kur u mbajtën zgjedhjet e parlamentare në Kosovë, ende nuk dihet se kur do të dalin rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.

Pas përfundimit të rinumërimit të 313 vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që të rinumërohen edhe 530 vendvotime të tjera me kërkesë të zyrtarëve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

“Një numër i vendvotimeve nuk ka mundur që të procedohet në rregull, ka pasur mospërputhje mes partive dhe kandidatëve. Kemi një numër të madh që s’mund të procedohen në rregull”.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka i bëri thirrje prokurorisë dhe policisë të jenë prezente gjatë këitj rinumërimi.

“Sa i përket komisionerëve lirisht mund ti bëj thirrje policisë dhe prokurorisë me qëndruar në QNR dhe aty për aty të jenë prezente për ti marrë provat e manipulimeve të disa llojeve të ndryshme“.

Ndërsa ka përfunduar numërimi i votave me postë.Nga 13 241 votat të vlefshme të ardhura me postë nga diaspora prin Lëvizja Vetëvendosje me 7030 vota e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka marrë nga diaspora 2.158 vota, PDK-ja u radhit e treta me 2.139 vota, koalicioni Nisma-AKR-PD 916 ndërsa AAK-PSD 555 vota.

Ndërkohë ditëve në vazhdim pritet të nis edhe numërimi i votave me kusht.  Derisa për votat e ardhura nga Serbia KQZ-ja ende është duke pritur rezultatet e analizave.  Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se tashmë janë dërguar jashtë Kosovës mostrat e zarfeve për analiza laboratorike dhe janë në pritje të tyre./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono