Vendimi për negociatat, Gjosha: Pres një “PO, por”…

20:44 | 17/09/201920:440

Politika shqiptare është me sytë drejt 18 Tetorit, ditë kur vendet anëtare të BE-së do të shprehen pro ose kundër çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Sipas Klajda Gjoshës situata në këtë momente është e vështirë të lexohet. Ajo u shpreh se nuk entuziazmohet nga retorika e lartë e qeverisë. Sipas ish-ministres së Integrimit, Bashkimi Europian po shkon drejt “PO-së”, por me kushte më 18 Tetor.

 “E përkthyer në shqip kjo do të thotë që ne vazhdojmë të qëndrojmë në statusin e vendit kandidat, deri në momentin që Shqipëria të përmbushë kushtet dhe kriteret e vendosura nga Këshilli. Duhet pritur Bundestagu shumë shpejt. Pozitive me kushte. Unë pres një “PO, por” dhe për mua kjo është një “JO” deri në momentin kur Shqipëria të përmbushë ato sërë kushtesh që do vendoset në përfundimin që do ndërmarrë vetë BE”, tha Gjosha, e cila ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija”.

Çelja e negociatave nuk është anëtarësim, vijoi më tej Gjosha, por një kapitull me shumë detyrime edhe më të vështira se sa ato që kemi sot.

“35 kapituj. Do të thotë që Shqipëria të vendoset njëherë e mirë në një kornizë ligjore nga e cila nuk mund të dalë më. Pra do të shkojë drejt përafrimit të legjislacionit dhe përafrimit të standardeve. E bën shumë herë më të vështirë punën e qeverisë, apo vendimet e qeverisë për t’u marrë thjesht nga një grup njerëzish”, tha Gjosha./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono