Vendimet e Asamblesë, FSHF u merr klubeve të drejtën televizive

20:53 | 15/04/201920:530

Disa ndryshime me rëndësi u bënë në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ato kishin të bënin me të drejtën televizive, si dhe me Kodin e Etikës dhe atë të Disiplinës. 

Ishte një mbledhje e zakonshme vjetore, por pati disa vendime që tërhoqën vëmendjen. Edhe pse klubet sërish votuan edhe më unanimisht se në epokën para vitit 1990, sërish në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit u morën disa vendime që i prekin direkt.

Një nga ndryshimet ishte ai që ka të bëjë me të drejtën televizive, ku terminologjia ndryshon, pasi deri tani pronarë të saj ishin Federata dhe klubet, ndërsa tani mbetet vetëm Federata.

Një ndryshim termi juridik, por që sanksionon më fort realitetin, pasi ka qenë gjithnjë Federata që ka vendosur për të drejtën televizive.

Po ashtu, u vendos që Federata të mund të vendosë reklama të sajat në ndeshje të caktuara, nëse Komiteti i saj Ekzekutiv e quan të nevojshme. Miratimi ishte unanim, por përfaqësues të disa klubeve shprehën ankesa, duke folur për Abc News-in.

Përfaqësuesi i njërit nga klubet e Superligës theksoi se ai nuk ka marrë nga Federata as kontratën për të drejtën TV, diçka që e ka kërkuar zyrtarisht dhe që i takon me ligj.

Nga e drejta televizive jepen rreth 110 000 euro në sezon për ekipin kampion, rreth 95 000 euro për vendin e dytë, 80 000 euro për vendin e tretë, dhe rreth 50 000 euro për klubet e tjerë në Superligë.

Në Asamble u vendosën ndryshime në Kodin e Etikës dhe në Kodin e Disiplinës. Për të parat, sqarimet u dhanë nga Aldi Topçiu, shef i sektorit ligjor dhe të licencimit.

Ndryshimet në Disiplinë, u trajtuan nga Envi Hicka, kryetar i Komisionit të Apelit në Federatë. Në Asamble u miratuan raportet financiare të vitit 2018 dhe buxheti i vitit 2019./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono