Vendet e Quint, “të kënaqur” nga tërheqja e Prishtinës për Gjyatën Speciale

14:13 | 10/02/2018

Me anë të një deklarate të përbashkët për shtyp, ambasadat e vendeve të Kuintit në Prishtinë, kanë përshëndetur vendimin e Prishtinës zyrtare për t’u tërhequr nga iniciativa për shfuqizimine gjykatës speciale.

Përfaqësuesit në Kosovë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë – vendet e Quintit – përshëndetën me entuziazëm vendimin e Prishtinës për tërheqjen nga shfuqizimi i gjykatës speciale e cila do të hetojë krimet që pretendohet të jenë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp nga pesë ambasadat e këtyre vendeve bëhet apel që Prishtina zyrtare të mbajë fjalën e saj dhe që të gjitha institucionet kosovare të respektojnë detyrimet e tyre.

Në dhjetor të një viti më parë, një grup prej 43 deputetësh ndërmori iniciativën për shfuqizimin e ligjit që lejon krijimin e gjykatës special, vendim i marrë nga parlamenti kosovar në 2015-ën. Me seli në Hagë, gjykata ka nisur prej pak kohësh punën e saj për të gjykuar krimet e kryera nga UCK.

Pas kërcënimeve për pasoja të rënda nga ana e SHBA, Be dhe organizate të tjera ndërkombëtare, nëse Gjykata Speciale shfuqizohej, presidenti kosovar Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kreu i parlamentit Kadri Veseli u mënjanuan nga iniciativa e deputetëve duke premtuar se gjykata special do të mund të kishte një aktivitet normal.

Ndër ata që rrezikojnë të akuzohen për krima lufte, janë vetë Thaçi, Haradinaj dhe Veseli, të cilët kanë qenë komandantë në radhët e UÇK-së./abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono