Velipojë, forcat speciale bllokojnë shezllonët


13:34 | 12/07/2018

Policia bashkiake e Shkodrës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bllokuan shezllonët dhe çadrat pa leje të disa bizneseve që kishin zaptuar hapësirat publike bregdetare. Gjatë aksionit në Velipojë pati dhe debate mes policisë dhe biznesmenëve.

Forcat e Ndërhyrjes dhe Shpejtë dhe Policia Bashkiake e Shkodrës gati u përplasën me biznesmenët në plazhin e Velipojës. Kjo ndodhi natën gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike bregdetare gjatë, të cilit u bllokuan mbi 1 mijë shezllone dhe çadra pa leje.

Në operacion kanë qenë 150 forca policie. FNSH ka kontrolluar disa biznese, ndërsa gjatë sekuestrimit të shezlloneve ka hasur qëndresën e pronarëve të bizneseve, të cilët nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë objektet.

Njëri nga personat që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës i Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij. Në krye të operacionit ishte drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe nëndrejtori.

Pas debateve, policia ka sekuestruar shezllonet, ndërsa operacioni do të vijojë edhe në biznese të tjera, që kanë zënë hapësirën publike në plazhin e Velipojës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono