Veliaj nga njësia nr.10: Opozita shqiptare si ajo talebane

23:00 | 18/06/2019

Kandidati për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i bëri thirrje Lulzim Bashës të paraqitet në prokurori për të shpjeguar pagesat për lobimin në SHBA. Ai tha se opozita e ka mendjen si te destabilizojë vendin, ndërsa mazhoranca, për punë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatyë takimeve elektorale me banorë të njësisë administrative 10 e ka krahasur opozitën shqiptare e talebanët. Sipas tij, vetëm në Afganistanin, forcat joqeveritare kundërshtojnë përfshirjen e Amerikës për zgjidhjen e krizës.

Veliaj i kujtoi liderit të PD-së, Lulzim Basha se, duhet të paraqitet në prokurori për të dhënë shpjegime për paratë, sipas tij, te përfituara nga rusët.

Unë sa herë që më ka thirrur prokuroria se në gjyqë kam qenë, përse nuk shkon Lulzim Basha, për të treguar se ku i ka çuar paratë e rusëve.

Ndryshimet ndërmjet PS dhe PD janë të mëdha, tha kreu i bashkisë, duke shtuar se, teksa mazhoranca mendon se të punojë, opozita ka si qëllim vetëm destabilitetin e vendit.

/abcnews.al

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono