Veliaj në Shën Gjergj: Hajdeni me molotov por PS do qeverisë të gjitha bashkitë

16:35 | 08/06/2019

Kryebashkiaku i Tiranës që kandidon për një mandat të dytë në Tiranë  ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Shën Gjergjit. Ai ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët ti drejtohen kutive të votimit në 30 qershor me qëllim që të ndajnë  një herë e përgjithmonë politikën e molotovit me atë të projekteve për qytetet.

Përballë banorëve të Shëngjergjit kandidati socialist për një mandat të dytë në bashkinë e Tiranës tha se është i bindur që të gjithë bashkitë në vend meritojnë të qeverisen nga kjo mazhorancë në katër vitet e ardhshme.

Kemi një paketë për lagjet e fshatit, që duam ta bashkojmë të gjitha investimet e qeverisë. Dua ta falënderoj publikisht Edi Ramën që ka zgjedhur Shën Gjergjin si fshatin e parë të projektit të 100 fshatrave. Si thotë shprehja: “Trimi i mirë me shokë shumë”, fati im është që kam shumë shok Edi Ramën që të më japë një dorë sepse jo gjithmonë del buxheti i bashkisë, madje një nga arsyet pse u bashkuam  ishte se nuk dilte buxheti i Shën Gjergjit, me aq njerëz sa banojnë me aq njerëz sa paguiajnë taksa modeste nuk del për këto investime“, tha kryebashkiaku.

Duke krahasuar mendësinë socialiste me atë të kundërshtarëve politike jashtë parlamentit, Erion Veliaj tha se nuk bëhet fjalë për betejë partish por mentalitetesh.

 “Ca shqiptarë vetëm bëjnë shqiponjën pas mitingjeve ku kanë shkatërruar institucionet me stemën e shqiponjës. Ca shqiptarë e bëjnë shqiponjën, pasi kanë dhunuar policët me shqiponjë në ballë. Kjo nuk është normale. Kjo nuk është vetëm betejë partish, por betejë dy mentalitetesh të ndryshme. Disa shqiptarë që për mirë dhe për të keq janë gjithmonë aty, dhe flasin mirë për Shqipërinë, dhe disa të tjerë që marrin paratë e rusit, janë gati të paguajnë çdo lloj shkrimi që shan Shqipërinë. Nuk shkon kjo. Nuk është burrni”, tha Veliaj.

Prandaj ai i kërkon shqiptarëve që ti drejtohen kutive të votimit në 30 qershor si një formë ndarjeje nga politika që cënon vendin brenda dhe jashtë kufijve të saj./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono