Veliaj mesazh për protestuesit: Tirana nuk e pranon dhunën

12:30 | 17/03/201912:300

Tirana sot feston Ditën e Verës. Kryebashkiaku Erjon Veliaj gjatë çeljes së festimeve dha një përgjigje opozitën dhe për protestën që ajo mbajti një ditë më parë. Duke iu drejtua qytetarëve pa dallime partiake, socialistë a të djathtë, duke thënë se ndryshimi nga dhuna e djeshme, dhe festa që përcjell sot Tirana, është i dukshëm.

“Unë dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që dje u distancuan nga aktet e dhunës, të zjarrit, të hurit dhe litarit dhe sot demonstrojnë atë që Tirana është vërtet. Tirana përtej të majtës dhe të djathtës, përtej PD dhe PS e do jetën e do shtetin, e do artin dhe kulturën. Ndaj dhe për këtë Tiranë edhe për fëmijët e këtij qyteti, që nuk ka fare rëndësi çfarë bindjesh kanë prindërit, po në këtë qytet punohet njësoj për të gjithë. Ndaj mesazhi që japim për Ditën e Verës është hajde të fokusohemi tek gjërat që na bashkojnë, hajde të fokusohemi tek një Tiranë që po bën progres, hajde të fokusohemi tek dashuria, paqja dhe jo për tu përçarë dhe dhunuar një qytet që mezi ne e ndërtojmë. Falënderoj ata që e gdhinë dje që Tirana të zgjohej sot xixë, që dolën në punë edhe pse ishin pushim. Tirana sot në vetëm pak orë nga shkatërrimi i djeshëm ka ngritur kokën, sepse kjo është Shqipëria e vërtetë. Edhe mediat e huaja sot kanë shansin të shohin Shqipërinë e vërtetë, që do progresin”, tha kryebashkiaku.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono