Veliaj: Ja pse Meta reagoi dje

18:16 | 09/06/201918:160

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar vendimin e presidentit Meta për datën e zgjedhjeve. Duke folur nga Farka gjatë prezantimit të programit për katër vitet e ardhshme, Veliaj tha se Basha ka treguar se nuk është i aftë dhe nuk bëhet më.

“Ne të vazhdojmë punën, rrugën dhe drejtimin e duhur për Tiranën tonë. Jam entuziast se shumica e popullit shqiptar nuk shkuan pas një guri që hodhi njëri në lumë. Sot nuk ka asnjë pengesë pse qytetarët të mos zgjedhin politikanët e duhur.  Presidenti e provoi që t’i japë Lulit një dorë. Po Lulit jepi ça të duash nuk bëhet më. E kishte Tiranën në dorë 4 vite. Lulin po mundohen ta mbajnë me shiringa me pilula, po nuk bëhet më. Këtu në Farkë s’kishte autobus të vinte këtu, nuk kishte një kopsht, një çerdhe. E menaxhonte Loni këtu. Duket sikur ka qenë para 100 viteve, por ka qenë para pak. Sot i kemi thënë lamtumirë dekreteve, lamtumirë atyre që na bllokojnë”, tha Veliaj.

Kandidati i së majtës u shpreh se ky qëndrim i Metës vjen direkt pas reagimit të fortë që mbajti SHBA pro zhvillimit të zgjedhjeve në datë 30 qershor.

“Dekreti nuk ndodhi në dhjetor, para se të caktohej data e zgjedhjeve, por ndodhi dje. Dekreti ndodhi dje sepse Amerika tha do jemi në Shqipëri në 30 qershor që qytetarët të votojnë të lirë. Ja pse ndodhi. Një herë në 4 vjet, do merret më i miri në punë. Jo kur të dojë qejfi ty. Kjo nuk është në dorë të politikanëve, është populli që i zgjedh”, theksoi Veliaj.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono