Veliaj ftohet në SHBA për të prezantuar Tiranën

14:10 | 23/07/201914:100

Pas marrjes së votëbesimit nga qytetarët edhe për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ftuar në Shtetet e bashkuara të Amerikës për të prezantuar Tiranën dhe projektet transformuese të saj.

Kryebashkiaku do të hapë Kongresin vjetor me temë “Qytete që rriten me gjelbërim”, ku marrin pjesë mbi 1.000 kryetarë bashkish dhe menaxherë qytetesh nga 200 bashki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kanadasë.

Rasti i Tiranës është përzgjedhur si një histori suksesi, ku transformimet kanë përfshirë gjithë territorin, por edhe kanë mobilizuar çdo grupmoshë, nga adoptimi i kopshteve dhe i konvikteve, tek mbjellja e pemëve dhe krijimi i parqeve të reja në Tiranë, Farkë e Kashar.

Veliaj thekson se ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, kur shqiptarët mobilizohen bashkarisht, mund të bëjnë transformime që bien në sy. “Tirana nuk është perfekt, ka ende shumë punë! Por, jam krenar që kur ne shqiptarët mobilizohemi i madh e i vogël, bëjmë transformime që bien në sy! Namin tonë në botë e kemi në dorë vetë – mjaft të vazhdojmë me punë e përkushtim”, shprehet ai.

Plani Vendor për Tiranën 2030, transformimi i Sheshit “Skënderbej” dhe fokusi tek investimet urbane për krijimin e “Pyllit Orbital” përreth qytetit, kanë tërhequr vëmendjen edhe të drejtuesve të qyteteve të tjera dhe të urbanistëve në të gjithë botën.

Në vitet e fundit, konferenca “Greater & Greener” ka tërhequr folës dhe liderë nga mbi 20 vende, duke përfshirë kryebashkiakun e qytetit të Nju Jork-ut, Michael Bloomberg, kryebashkiakun e San Franciskos, Ed Lee, Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom etj./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono