Veliaj: Dakordësuam me BERZH kredinë për investimet në ujësjellës 

14:25 | 14/11/2017

Bashkia e Tiranës ka rënë dakord me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim për kredinë e parë me qëllim investimi në rrjetin e ujësjellësit.

“Pas gjithë vendimeve të vështira që morëm për Ujësjellës Kanalizimet e Tiranës, sot jemi më të kreditueshëm dhe më të besuar nga ana financiare. Kjo na mundëson që të marrim një kredi fillestare brenda këtij viti për të bërë investimin që dyfishon sasinë e filtrimit nga Bovilla dhe sigurisht pastaj për të vazhduar me investimin që vjen nga Bovilla deri tek zona e Unazës së Re, një nga zonat problematike të kësaj vere”.

Qëllimi përsëriti kryebashkiaku Erion Veliaj është që brenda pesë vitesh banorët e kryeqytetit të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

“Me këtë kredi dhe me këtë ristrukturim që i bëmë UKT-së mundësojmë largimin e kësaj krize dhe një gangrenë që ka 27 vite që prek këto pjesë të Tiranës. Kjo është vetëm faza e parë, pastaj do të vazhdojmë me kreditë dhe investimet e tjera që të sigurohemi që qyteti e ka brenda 5 viteve paketën e investimeve që mundëson ujë 24 orë”

Lajmin kryetari i Bashkisë së Tiranës e dha nga Boni i Gjermanisë ku mori pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim filmimet e të cilës iu shpërndanë medias nga zyra e shtypit e bashkisë.  Rritja e financimeve në kuadër të përpjekjeve për të luftuar ngrohjen globale dhe promovimi i investimeve të gjelbra, ishin në fokusin e kësaj Konference,  Tirana u përzgjodh si një shembull suksesi i bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe BERZH-it në financimin e projekteve miqësore me mjedisin dhe që ndikojnë në lehtësimin e problemeve klimaterike.

“Ne kemi mbaruar me sukses testimin e autobusit elektrik në Tiranë dhe ky është një rast tjetër për t’u bërë apel të gjitha kompanive që janë sot operatorë, të fillojnë dhe të bëjnë porositë e tyre për autobusët elektrik. Ky është një apel për kompanitë që nuk ofrojnë shërbime në Tiranë, nëse kanë autobusë elektrikë qoftë me qira apo në pronësi dhe duan të vijnë të marrin një licencë në qytetin e Tiranës, ne automatikisht do t’i japim prioritet dikujt që sjell autobusë elektrikë krahasuar me dikë që ka autobusë me naftë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Në të kundërt, Veliaj paralajmëroi ngritjen e një kompanie publike që do ta ofrojë këtë standard./abcnews.al

 

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono