Veliaj: Çfarë do të ndodhë më 1 Korrik (Video)

22:28 | 26/06/201922:280

Pas zgjedhjeve do të lindin forca të reja politike sipas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Gjatë një bisede me gazetaren Juli xhokaxhi, teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Byro Politike”, ai theksoi se nëse një parti politike largohet, atëherë vendin e saj do ta zënë parti të tjera.

 “Ajo që do ndodhë në 1 Korrik do lindin forca të reja se ndoshta Shqipëria që ka forca politike pengmarrëse nuk mund të vazhdojnë më kështu, ndoshta ka ardhur koha që ca parti të shpërbëhen. Ca parti që janë si koorporata politike, si biznese politike dhe që s’kanë asnjë ideologji ndoshta do shpërbëhen. Di të them nëse ky ujë nuk prodhohet nesër në këtë banak s’do ngelet pa ujë do vijë një ujë tjetër. S’e nuk ngelet tregu bosh. Është e njëjta gjë në politikë. Për një parti që zhduket dhe lë vendin bosh do vijnë parti të tjera. Unë të garantoj në qytetit e Tiranës do kemi disa parti politike të përfaqësuara në Këshillin Bashkiak. Ato pesë parti që unë parashikoj do kapin mandate në Këshillin Bashkiak do i kthejnë ata kandidatë në zëdhënësa që do mbledhin suport nga këto partitë e tjera që nuk morën pjesë në zgjedhje”, tha Veliaj.

Ndër të tjera, Veliaj nënvizoi se pret që Rama t’i kërkojë sërish Bashës të ulen në dialog.

“Ajo që pres në 1 Korrik është që padyshim që i njëjti Edi Ramën që filloi me shtatë letra nuk do habitem fare të fillojë me 7 apo 70 të tjera për t’i than “hajde, ulu, çfarë do për të ardhmen. Të garantoj me çfarë shoh unë sondazhet PD dhe në 1 Korrik t’i bësh zgjedhjet nuk është gati”, tha Veliaj./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono