“Veç po na ra Serbia nuk vimë”, Komandanti i FSK: Atje kemi KFOR-in

20:27 | 11/12/201920:270

Komandanti i FSK, Gjeneral Rrahman Rama në studion e Abc News me gazetaren Linda Karadaku ka rrëfyer detaje nga operacioni pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

Gjatë bisedës gazetarja solli në vëmendje komunikimin me këshilltarin e FSK lidhur me ardhjen komandantit në studio.

Siç u shpreh gazetarja, këshilltari i kishte shprehur sigurinë për ardhjen e komandantit, dhe sipas tij një gjë e tillë mund të anulohej vetëm nëse sulmoheshin nga Serbia.

Lidhur me këtë, në studio Gjeneral Rama u shpreh i qetë se në Kosovë është KFOR.

Karadaku: Gjeneral, ndërkohë që konfirmoja me këshilltarin tuaj për media ardhjen tuaj në studio, më tha diçka që në fakt ngeli në mendje dhe më bëri shumë përshtypje, tha: “Do vim patjetër, nuk vimë vetëm nëse na bie Serbia. Çfarë ndodh nëse ju bie vërtet Serbia, në histori ka ndodhur.

Komandanti: Ne situatën aktuale, ne kemi KFOR-in atje, kemi NATO-n prezent në Kosovë, kemi ekipin këshillues të NATO-s në ministri, gjithçka që kemi bërë e kemi bërë bazuar në standardet e NATO-s sepse qëllimi dhe orientimi ynë është që të jemi pjesë e NATO. Dhe reagimet ndihen, ne kemi një obligim ligjor dhe kushtetuese dhe ne do i kryejmë obligimet tona. KFOR-i atje janë miqtë tanë, janë partnerët tanë dhe i kemi definuar , kush është reaguesi i parë, i dytë dhe i tretë dhe ne do të veprojmë komform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Dhe po e përmend edhe njëherë atë shprehjen popullore, ‘me çka ka edhe lufta”

Karadaku: Dmth, juve me çka keni do luftoni?

Komandanti: Patjetër është obligim ligjor dhe kushtetues i joni dhe do i kryejmë detyrat tona.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono