Vdes nga asfiskia një i moshuar në banesën e tij në Tiranë

13:42 | 05/01/2018

Një ngjarje e rende u shënua në orët e parë të mëngjesit të se premtes në kryeqytet, ku një i moshuar ka humbur jetën brenda banesës së tij.

I moshuari jetonte vetëm, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se zjarri u  shkaktua nga rezistenca ngrohëse dhe si pasojë tymit të shkaktuar është asfiksuar duke gjetur vdekjen.

Spiro Ndino 85 vjeç humbi jeten i asfiksuar pas një zjarri që përfshiu banesën e tij në rrugën “Frosina Plaku”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës ndërsa viktima jetonte vetëm. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca ngrohëse dhe si pasojë tymit ishte asfiksuar duke gjetur vdekjen theksojnë burime nga policia.

Kanë qenë fqinjët e të moshuarit që lajmëruar policinë rreth orës 06:30, pasi kishin parë të dilte tym nga shtëpia e 85-vjeçarit.

Edhe pse zjarfikësja dhe policia mbërritin shpejtë në vendngjarje, përsëri i moshuari nuk t’ia dale në luftën kundër flakëve dhe tymit. Këto janë pamjet nga breda banesës së Spiro Ndinos. Gjithçka duket e shkrumbuar duke mos pasur asnjë mundësi të shpëtonte nga nga vdekja.

Fillimish zjarrfikësit shpjegojnë se nga nxehtësia e rezistencës ka marrë flakë batanija dhe më pas krevati. Tymi është përhapur në dhomë duke asfiksuar 85 vjeçarin i cili ishte në gjumë. Flakët janë përhapur vetëm në dhomën ku flinte 85 vjeçari dhe jo në dhomat e tjera./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono