Vdekja e të vesë së Millosheviç, analistët: Rol kyç në përgjakjen e Ballkanit

14:50 | 15/04/2019

E veja e kasapit të Ballkanit, Mira Markoviç, ndërroi jetë në Moskë në moshën 76-vjeçare, 20 vjet pas luftërave që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Për gazetarët, ajo ka luajtur një rol kyç në hartimin e strategjive politike të bashkëshortit Sllobodan Millosheviç, që përgjaku rajonin.

Mira Markoviç, e veja e Presidentit të përgjakjes ballkanike, Sllobodan Millosheviç, ka ndërruar jetë një muaj pasi gjykata në Serbi e anuloi akuzën ndaj saj.

Ajo ka ndërruar jetë në Moskë pas një lëndimi pasi kishte rënë dhe kishte thyer dorën dhe një sëmundje mushkërish. Mira, nuk kishte qenë thjeshtë Zonja e Parë e Serbisë. Ajo konsiderohet si një nga projektueset e ideve të bashkëshortit të saj dhe me partine e së majtës jugosllovene JUL, kishte qenë pjesë e sistemit.

Gruaja e imët, sociologia me 100 punime shkencore, kishte përfunduar në arrati në Rusi, atje ku ishte edhe anëtare e akademisë së shkencave. Aleksandar Vasoviç, tani gazetar i Reuters, në atë kohë punonte për median e lirë B92. Rolin e saj e sheh si të rëndësishëm për atë që ndodhi në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Aleksandër Vasoviç, gazetar: Mira Markoviç ka qenë pëshpëritëse e Sllobodan Millosheviçit. Politikat e mëdha i ka udhëhequr vet ai, por Mira ka patur një rol të rëndësishëm sidomos brenda në Serbi dhe ka qenë ndihmuese e politikës, pavarësisht se punët e rënda i kanë kryer njerëzit e tij.

Varrimi i saj ende nuk dihet se si do të bëhet pasi Sllobodan Millosheviç, ishte varrosur në oborrin e familjes, pa nderime shtetërore. Por, tani një pjesë e medias e qajnë vdekjen e saj.

Aleksandër Vasoviç, gazetar: Familja Millosheviç dhe Mira në Serbi shihen njësoj siç është edhe politika e ndarë sot. Një pjesë do ta qajnë, një pjesë do ti mbajnë mend si djajtë e zinj të këtij shteti, kurse të tjerët do të mundohen ta analizojnë. Gjithsesi roli më i madh në histori do t’i takojë vetëm Sllobodan Millosheviçit.

Markoviç ishte kërkuar, por vonë. Rusia kishte konfirmuar azilin e saj politik dhe derisa ishte e kërkuara numër një, në Moskë ku qëndroi 16 vjet, ajo ligjëronte dhe bënte jetë luksoze./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono