Vdekja e të riut shqiptar në Itali, familjarët: Pak më parë kishte qenë në urgjencë

11:05 | 21/05/2019

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vdekjen e një të riu shqiptar në Itali, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Alfons Kaja, 33 vjeç, gjatë natës kishte qenë në urgjencën mjekësore për shkak se nuk ndihej mirë, por ishte kthyer sërish në shtëpi.

Pak më vonë, ishte zgjuar dhe bërë gati për punë. I riu mori makinën, ndërkohë që ishte ankuar sërish se ndihej keq. Fatkeqësisht, ai udhëtim rezultoi i fundit për të pasi ndërroi jetë rreth orës 4:30 në rrugën mes San Severinos dhe Tolentinos.

Humbja tragjike e jetës së tij ka ngritur shumë pikëpyetje te familjarët e Alfonsit, të cilët kërkojnë që të zbulohen shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

“E takova rreth orës 18:00 dhe më tha që nuk ndihej shumë mirë. Rreth orës 21:00 i ka thënë të njëjtën gjë gruas, se kishte tensionin e lartë dhe në këtë mënyrë shkoi drejt urgjencës. Por u kthye në shtëpi pak më vonë, pasi në spital i kishin thënë që nuk kishte asgjë. Pas mesnate është nisur për punë. Përveç ditës së djeshme nuk ka pasur shqetësime shëndetësore”, tha Blerimi për mediat italiane. Për këtë arsye, familja e Alfonsit ka marrë një avokat për të kërkuar hetimin e kësaj çështje.

“Duam të kuptojmë kush janë përgjegjësit pasi ajo që ka ndodhur është shumë e çuditshme. Do të kërkojmë të gjitha dokumentet mjekësore nga spitali, duke parë që një natë më parë, ai kishte qenë në urgjencë prej tensionit të lartë”, tha avokati Ciconte.

Për vdekjen e shqiptarit edhe autoritetet italiane kanë ngritur një hetim. Paraprakisht ata dyshojnë se 33-vjeçari ka vdekur prej një arresti kardiak. Të mërkurën në mëngjes, ai do t’i nënshtrohet autopsisë për të zbuluar shkaqet e vërteta të humbjes së jetës.

Alfons Kaja jetonte në San Severino të Italisë që prej vitit 2007. Ai kishte një fëmijë 2 vjeç e gjysmë, ndërkohë që priste të vinte në jetë edhe një tjetër, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë. Ai ishte transportues dhe si çdo natë u bë gati për të shkuar tek kompania ku punonte. Papritmas, teksa udhëtonte humbi kontrollin e makinës në një rrugë duke u përplasur me bandierat në korsinë e kundërt./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono