Vdekja e gazetarit Khashoggi, Nano: Nuk më besohet që ekzistojnë barbarë të tillë

20:14 | 23/10/201820:140

Në monologun e kësaj jave të emisionit “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano tregon mendimin e tij për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

“Vdekja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën arabike të Stambollit është një vdekje për të mos u treguar. Autoritetet arabosaudite flasin për një vrasje dosido, një vrasje nga pakujdesia të pa qëllimshme pas një përplasje fizike mes gazetarit dhe forcave të sigurisë në konsullatë. Por të gjithë dyshojnë tek ky version, jo për gjë por janë të njëjta autoritete që mohuan ngjarjen për ditë të tëra, duke thënë se gazetari ka dalë i gjallë nga konsullata. Ndërsa sot thonë që ai është i vdekur, por kufomën nuk e dijnë se ku është. Janë autoritetet turke që japin një version të tmerrshëm të krimit, një variant të lemerisshëm. Turqit flasin për një krim që edhe kur e përshkruan të ngjethet mishi e jo më ta kryesh. Skenari turk na thotë se atje e kanë pritur 15 agjentë sekretë të Arabisë Saudite që kishin ardhur në Stamboll enkas për këtë punë. E gjitha ka qenë një skenë që edhe Ivo Andriçit do ti ngjethte mishin. Pse Ivo Andriçit? Sepse ky shkrimtar, në një libër të vetin, se kaq pasur për gjë të përshkruajë me një pandjeshmëri pothuaj jo humane një situatë të ngjashme. Ngaqë nuk do të doja që të bëja një përshkrim të versionit turk, sepse nuk jam aq zemërgur sa Ivo Andriçi, po iu përshkruaj ngjarjen e rrëfyer nga ky i fundit në librin “Ura mbi Drin”, por ju lutem largojini fëmijët prej dhomës së televizorit, ata nuk duhet ta dëgjojnë këtë që do tu them unë tani. Madje dhe ju vetë nëse jeni zemërdobët duhet të ndërroni kanal. –Fashatarin e akuzuar për sabotimin e punimit të urës e dënuan me zinxhir të skuqur që ia lidhën rreth gjoksit, me synimin që ta bënin të tregonte se kush e kishte urdhëruar. Abidaga, përgjegës i zbatimit të punimeve në urë, që ishte në të njëjtën kohë dhe autoritet politik që përgjigjej për rendin dhe sigurinë, mori vendimin që ta fusnin në hell të gjallë. Në hell të gjallë… U caktua xhelati, nuk ishin 15 veta si në versionin turk në ngjarjen saudite. Ishte një person që e kishte zanat këtë punën e xhelatit. Nuk është se thjesht paguhej për atë që bënte, ai ndjente kënaqësi kur torturonte dhe gjymtonte të tjerët. Duke e njohur mirë kënaqësinë shtazarake që ndjente xhelati prej vuajtjeve të të dënuarve, Abidaga gjeti një mënyrë të poshtër për ta motivuar atë. Sa më gjatë do të mbetej i dënuari gjallë teksa do të ishte në hell aq më shumë do të paguhej. Dhe kështu xhelati filloi punën. Hurin e kishte mprehur mirë, majën ia kishte veshur me metal dhe të tërë hurin e kishte lyer me dhjamë derri. Të dënuarin e ngjitën në një si podium, ia lidhën duart prapa, e shtrinë barkas, e zhveshën lakuriq, ia lidhën nyjet e këmbëve me nga një tel në mënyrë që t’ja hapnin këmbët. E sikur kjo të mos ishte mjaft, 2-3 ndihmës të xhelatit e kapën me duar në kërdhok që t’ja hapnin mirë vendin ku do të fusnin majën e hurit dy metra e gjysëm të gjatë. Ia futën hurin në zonën anale dhe më pas, nën rënkimet e të dënuarit, fundin e hurit e gjuanin me nje çekiç të madh druri që ta bënin të hynte thellë e më thellë. Por duke u përpjekur që huri të mos i prekte organet e brendshme, ndryshe ai nuk do të mund të jetonte gjithë natën dhe për rrjedhojë xhelati nuk do të mund të merrte pagën që pretendonte. Nuk po e vazhdoj më këtë përshkrim. Turqit thonë se një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në konsullatën arabo saudite dy javë më parë. Jo me hell, por me sharrë, gazetarit i kanë sharruar gjymtyrët teksa ishte gjallë. E dini, për sa kohë që e vërteta ende nuk ka dalë, të bëhet e pamundur ta besosh këtë version. Nuk të bëhet të besosh se ka në këtë botë njerëz që do të munden të bënin një krim të tillë të përbindshëm, nuk të besohet se në këtë botë ekzistojnë barbarë të tillë. Ky ishte monologu im për sonte, një monolog i trishtuar. Më i trishtuari që mund të bëhet ndonjëherë në Provokacija”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono