Vazhdon saga e rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, 67 ankesa deri tani

12:59 | 08/11/201912:590

Në Kosovë, partitë dhe koalicionet politike si dhe kandidatët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, i cili u shpall të enjten nga KQZ-ja, duke apeluar vendimet e Komisionit.

67 ankesa janë bërë deri tani, të cilat duhet të shqyrtohen dhe përmbyllen para se të shkohet drejt certifikimit të rezultatit zgjedhor. Ndërkohë, grupet punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë përmbyllur punën e tyre dhe tani i mbetet udhëheqësve të dy partive të konkludojnë në një marrëveshje përfundimtare për bashkëqeverisje.

Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa brenda 24 orësh nga shpallja e rezultatit.

67 ankesa janë paraqitur brenda këtij afati. Sipas dokumentit, Valon Ramadani, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar një ankesë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar 14 ankesa, ndërsa koalicioni, i cili pretendon se i ka mbi 5% të votave, NISMA-AKR-PD ka dërguar në PZAP dy ankesa.

Më shumë ankesa janë dërguar nga Samostalna Liberalna Stranka- SLS, e cila ka çuar 42 ankesa.

Ndërkohë grupet punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë përmbyllur punën e tyre dhe tani i mbetet udhëheqësve të dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, të konkludojnë në një marrëveshje përfundimtare për bashkëqeverisje.

Koalicioni i dy partive pritet të prodhojë një cabinet qeveritar më të vogël, me vetëm 12 ministri nga 22 sa janë aktualisht. Shumë nga ministritë do të shuhen dhe do t’u bashkohen ministrive të tjera. Nënkryetari  i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, ka thënë për mediat në Kosovë se megjithatë janë dy versione të formatit të Qeverisë, por që kanë dallime shumë të vogla.

Në një zhvillim tjetër, kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të enjten në mbrëmje këshilltarë të Presidentit Francez, Emmanuel Macron. Këshilltari për Evropë dhe G20, Clément Beaune, Këshiltari zëvendës përgjegjës për Evropë,.Alexandre Adam, si dhe Këshilltari për Çështje Startegjike, Etienne de Gonneville, kanë uruar Kurtin për fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm”, tha Kurti./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono